Politike

2 BETEJAT E FRANCËS?/ Berisha lë të hapur mundësinë për padi në Strasburg ose Britaninë e Madhe

Berisha mund të depozitojë padi ose në Strasburg ose në Britani për shpalljen non grata nga Britania.

22 Korrik 2022, 13:28 Nga a.b;f.g
2 BETEJAT E FRANCËS?/ Berisha lë të hapur mundësinë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmin e bëri të ditur vetë Berisha, teksa ishte në një konferencë për gazetarët, ku dha edhe arsyet e plota të shpalljes si i padëshiruar në territorin britanik. Kryedemokrati tha se ka dy mundësi për të ndjekur betejën e tij ligjore. E para është në vetë Britaninë e Madhe. Ndryshe nga SHBA që nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, Britania e Madhe është anëtare e KE, duke sjellë automatikisht fuqinë e Juridiksionit të Gjykatë së Strasburgut, (gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut, GJEDNJ) me vendodhje në Francë. 

Do të bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur me shpifje është Britania e Madhe. Di që Britania e Madhe është anëtare e Këshillit të Europës. Pra, juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Nuk mund të them hapin e tretë pa më këshilluar këshilltarët ligjorë. Sigurisht, përveç hapave ligjorë, nuk kam çfarë hapash të marr.

Berisha ka kryer padi dhe për shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në daljet e mëparshme për mediat, kreu i PD-së, ka njoftuar se gjykata në Paris e ka pranuar kallëzimin e tij për Sekretarin e Shtetit, Antoni Blinken për shpifje. A do të shkojë Berisha në Londër për të ndjekur betejën ligjore apo sërish në Francë për të nisur një luftë me dy beteja të paktën deri më tani... 

sali berisha berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll