Politike

Berisha: Njerëzit vijnë te unë se e dinë që gabimet bëhen

Berisha deklaroi i buzëqeshur se njerëzit do ti vijnë sërish pasi e dinë se bëhen gabime, në këtë rast nga SHBA dhe nga Britania.

22 Korrik 2022, 12:59 Nga A.B
Berisha: Njerëzit vijnë te unë se e dinë që gabimet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se demokratët do t'i shkojnë sërish pranë edhe pas vendimit se është shpallur non grata nga Britania. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u pyet se nëse vendimi i Britanisë do të ndikojë në të ardhmen e Partisë Demokratike. Berisha deklaroi i buzëqeshur se njerëzit do ti vijnë sërish pasi e dinë se bëhen gabime, në këtë rast nga SHBA dhe nga Britania. 

'Betejë për të vërtetën, Basha në një moment më tha, PD do shkatërrohet nëse ti nuk pranon të mos hysh në parlament, cila ishte përgjigjia ime, një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë,.. ai më vonë e përdori shiko se cfarë shpirti ky njeri që pranon shkatërrimin e partisë. Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë duhet të zhduket. Betejë, kur unë u deklarova non grata unë isha qytetar, të garantoj se beteja për dinjitet është shumë më e lehtë dhe duhet bërë privatisht. Mos mendo se pozicione të tjera ta lehtësojnë, tani unë nuk mund të them të njëjtat gjëra që thashtë atëherë, une duhet të konsideroj partinë. Ka një të vërtetë, këta njerëz i kanë të çmuar SHBA dhe Britaninë e prapë vijnë te unë se e dinë se gabimet bëhen. Unë u përkas atyre që nuk besojnë kurrë në të pagabueshmen.;- tha Berisha.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

sali berisha berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll