Politike

Non-grata e Berishës, Rama ironizon me librin e Enver Hoxhës: Rreziku anglo-amerikan

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pas konfirmimit se Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe.

22 Korrik 2022, 13:15 Nga f.g
Non-grata e Berishës, Rama ironizon me librin e Enver Hoxhës: Rreziku
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pa koment për shpalljen non-grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Me ironi, Rama ka ndarë në Twitter, kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha me titull "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë", për të treguar se sipas tij, sa herë që perëndimi ka të drejtë, ata që janë kundër flasin për armiqësi që nuk ekzistojnë. 

POSTIMI I PLOTE

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pas konfirmimit se Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Pas paralajmërimit të vetë Ramës, Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Berisha mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

sali berisha non grata ne britani nongratat e britanise edi rama

Sondazh

Poll