Politike

Vendimi për non grata, Britanikët "pranojnë" pretendimin e Berishës: E konsultuam me SHBA, jemi të pavarur

Ambasada britanike në Tiranë thekson se 27 personat që janë në listë, kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin

22 Korrik 2022, 12:56 Nga A.B
Vendimi për non grata, Britanikët "pranojnë"
Ambasada britanike

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka pranuar se janë konsultuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpalljen non grata të personaliteteve që janë pjesë e listës. Për mediat, ambasada britanike në Tiranë thekson se 27 personat që janë në listë, kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin. Mirëpo, ambasada shton se pavarësisht konsultimit me SHBA-në, janë të pavarur në vendimet e tyre. 

“Shumë faleminderit që më kontaktuat. Më poshtë keni përgjigjet e pyetjeve tuaja. Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni .Është politika e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të individit. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra. Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll