Politike

Dritan Leli del nga SPAK: Nuk më thirri njeri, nuk erdha të bëj denoncim

Leli u shpreh se nuk ka bërë asnjë denoncim e se nuk është thirrur nga SPAK.

22 Korrik 2022, 14:51 Nga A.B
Dritan Leli del nga SPAK: Nuk më thirri njeri, nuk erdha të bëj
Dritan Leli

TIRANË- Pas 1 ore, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë. Për mediat, Leli nuk tregoi arsyen se përse ndodhej brenda institucionit. Ai u shpreh se nuk ka bërë asnjë denoncim e se nuk është thirrur nga SPAK.

'Nuk më thirri SPAK dhe nuk erdha të bëj denoncim. Pyesni SPAK për më shumë informacione'- tha Leli. 

Leli u paraqit në SPAK mesditën e kësaj të premteje. Në media u raportua se ndaj Lelit ka një kallëzim nga ana e KLSH-së mirëpo ende janë mister arsyet se përse ai ndodhej në SPAK.

dritan leli ne spak

Sondazh

Poll