Politike

Berisha non grata nga Britania, Paloka: Kot i harxhoni milionat për lobime

Paloka shprehet se po harxhohen miliona për lobimin ndaj Sali Berishës.

22 Korrik 2022, 14:26 Nga A.B
Berisha non grata nga Britania, Paloka: Kot i harxhoni milionat për lobime
Sali Berisha, Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar për konfirmimin e shpalljes non grata të Berishës nga SHBA ku u shpreh se po harxhojnë miliona për lobimin ndaj tij. 

“Deri sa te vazhdoni t’ju thoni shqiptareve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” ne kete vend qenka Sali Berisha pas 10 vitesh ne opozite dhe kete ju a thoni duke mbajtur ne krah Ramen , kot i harxhoni milionat per lobime. Ky do jete qendrimi edhe kur te njejtin vendim ta shpalle Zelanda e Re…E ne se dikush mendon se shqiptaret qe reaguan me qendrimin e tyre me 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do impresionohen kur kete ta bej Zelanda e Re, thjeshte jetojne ne realitet tjetër”, shkruan Paloka.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

berisha non-grata ne britani deputeti edi paloka

Sondazh

Poll