VD-Berisha paralajmëron padi: Do bëj atë që do më këshillojnë ekspertët
Berisha tha se do të këshillohet me ekspertët e më pas do të vijojë procedurat.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të bëjë padi ndaj vendimit të marrë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët e shpallën non grata. Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha tha se do të këshillohet me ekspertët e më pas do të vijojë procedurat.
'Do të bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur me shpifje është Britania e Madhe. Di që Britania e Madhe është anëtare e Këshillit të Europës. Pra, juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Nuk mund të them hapin e tretë pa më këshilluar këshilltarët ligjorë. Sigurisht, përveç hapave ligjorë, nuk kam çfarë hapash të marr.'- u shpreh Berisha.
Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.
Sondazh
HISTORIA E PLOTË/ Pse britanikët e akuzojnë Berishën për pasurimin korruptiv të Damir Fazlliç
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar akuzën e dytë që qeveria britanike ka adresuar në drejtim t&eu...
VD-E gjithë familja Berisha non grata nga Britania? Kryetari i PD: Vetëm emri im ishte cituar
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohoi që Mbretëria e Bashkuar të ketë shpallur non grata dh...
Shqiptarë të tjerë non grata nga Britania? Berisha: Nuk e di, unë do ndjek hapa ligjorë
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha u pyet nga gazetarët se nëse është në dijeni për persona të tjerë non grata ...
E PLOTË! Shpallet non grata nga Mbretëria e Bashkuar, Berisha tregon letrën nga sekretari britanik
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takimin e përjavshëm me gazetarët në selinë...
Non grata dhe nga Britania! Kush qëndron pas vendimit, Berisha: Rama, njofton i pari
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama fshihet pas vendimit të shpalljes së tij non grata nga Mbretëria e ...
VD-'Faturë e madhe ndaj demokratëve'/ Berisha: Ata nuk më ndjekin prej syve të bukur por prej idealeve që kam
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se demokratët e ndjekin për shkak të...
Non grata në Britani/ Berisha: Shpifje (Tregon akuzat)
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike, Sali Berisha ka treguar akuzën e dytë që qeveria britanike ka adresuar në...
"Sa herë që je para kamerave më kërkon fonde", Rama komplekson kryebashkiakun: E ke të bukur këtë
Edi Rama dhe Taulant Balla POGRADEC- Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme vendore që do të bëhen në 2023...
Non grata dhe nga Britania! Sali Berisha: Kush ka prova, do marr çdo vendim ndaj vetes time
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të marrë vendim ndaj vetes së ...
Meta nga Kosova: Besoj se marrëdhëniet tona vllazërore kanë nevojë për më shumë qëndrueshmëri
Ilir Meta KOSOVË- Presidenti Ilir Meta në Kuvendin e Kosovës ka shprehur falenderimet e tij për mikpritjen dhe mundësinë p&eu...
