Politike

Shqiptarë të tjerë non grata nga Britania? Berisha: Nuk e di, unë do ndjek hapa ligjorë

Ai mohoi të ketë informacion, duke treguar se dokumenti kishte të bënte vetëm me të e jo me të tjerë persona.

22 Korrik 2022, 12:44 Nga A.B
Shqiptarë të tjerë non grata nga Britania? Berisha: Nuk e di,
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha u pyet nga gazetarët se nëse është në dijeni për persona të tjerë non grata nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Ai mohoi të ketë informacion, duke treguar se dokumenti kishte të bënte vetëm me të e jo me të tjerë persona.

Pyetja: E njëjta vendimmarrje është marrë dhe për 3 persona të tjerë?

Berisha: Nuk e di, dokumenti e thotë se ne e mbajmë konfidenciale, unë nuk e mbaj, jam person publik. 

Pyetja: Cfarë do bëni?

Berisha: Do këshillohem me ekspertë ligjore.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.

berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll