Politike

Non grata dhe nga Britania! Kush qëndron pas vendimit, Berisha: Rama, njofton i pari

Berisha tha se Rama njofton i pari autoritetet me akuza të pabaza.

22 Korrik 2022, 12:43 Nga DOSJA
Non grata dhe nga Britania! Kush qëndron pas vendimit, Berisha: Rama,
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama fshihet pas vendimit të shpalljes së tij non grata nga Mbretëria e Bashkuar. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Rama njofton i pari autoritetet me akuza të pabaza.

Në qoftë se SHBA i ndalon vizat një personi, falë një traktati që kanë vendet anglosaksone, automatikisht u ndalohet. Me çkuptova unë nga letra nuk ëhstë ky ndalim mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi i pari. Të akuzosh një tjetër për një aferë të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 100% do të thotë të jesh i mashtruar. Këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burimet janë të njëjta. Kam pasur të dhëna të sigurta se diplomatë nga DASH kanë bërë presion duke thënë “tani që kemi arritur consensus për Ukrainën duhet të arrijmë consensus edhe për çështjen Berisha”.- tha Berisha.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.

berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll