Politike

VD-E gjithë familja Berisha non grata nga Britania? Kryetari i PD: Vetëm emri im ishte cituar

Berisha u shpreh se Mbretëria e Bashkuar nuk ka shpallur non grata pjestarët e tjerë të familjes së tij.

22 Korrik 2022, 12:49 Nga A.B
VD-E gjithë familja Berisha non grata nga Britania? Kryetari i PD:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohoi që Mbretëria e Bashkuar të ketë shpallur non grata dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se në letrën që iu dërgua, nuk kishte emra të tjerë, veçse ai i veti.

'Jo nuk ishin personat e familjes, vetëm emri im ishte'- është shprehur Berisha. 

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll