LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros, Rama dhe Basha! (Afera me Fazlliç)

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpallet non grata nga Mbretëria e Bashkuar. •Ditën e sotme përballë gazetarëve, Berisha konfirmoi se iu është komunikuar veçmas ndalimi i hyrjes në territorin anglez nga sekretari britanik. • Mbretëria e Bashkuar akuzon Berishën për korrupsion, lidhje me bandat kriminale dhe lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. •Berisha e quan këtë vendim të sponsorizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, bazuar në lobimin e Soros • Kreu i PD-së paralajmëron se pas këtij vendimi do të marrë hapa ligjorë. •Ai sqaroi se këtë radhë, emri i tij është i vetëm në listë, duke mos përfshirë të gjithë familjen Berisha. •Berisha është shpallur edhe një herë non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 19 maj 2021.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Non-grata e Berishës, Rama ironizon me librin e Enver Hoxhës: Rreziku anglo-amerikan

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pa koment për shpalljen non-grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Me ironi, Rama ka ndarë në Twitter, kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha me titull "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë", për të treguar se sipas tij, sa herë që perëndimi ka të drejtë, ata që janë kundër flasin për armiqësi që nuk ekzistojnë. 

POSTIMI I PLOTE

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pas konfirmimit se Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Pas paralajmërimit të vetë Ramës, Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Berisha mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

3 VITE ME PARE

Berisha: Njerëzit vijnë te unë se e dinë që gabimet bëhen

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se demokratët do t'i shkojnë sërish pranë edhe pas vendimit se është shpallur non grata nga Britania. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u pyet se nëse vendimi i Britanisë do të ndikojë në të ardhmen e Partisë Demokratike. Berisha deklaroi i buzëqeshur se njerëzit do ti vijnë sërish pasi e dinë se bëhen gabime, në këtë rast nga SHBA dhe nga Britania. 

'Betejë për të vërtetën, Basha në një moment më tha, PD do shkatërrohet nëse ti nuk pranon të mos hysh në parlament, cila ishte përgjigjia ime, një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë,.. ai më vonë e përdori shiko se cfarë shpirti ky njeri që pranon shkatërrimin e partisë. Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë duhet të zhduket. Betejë, kur unë u deklarova non grata unë isha qytetar, të garantoj se beteja për dinjitet është shumë më e lehtë dhe duhet bërë privatisht. Mos mendo se pozicione të tjera ta lehtësojnë, tani unë nuk mund të them të njëjtat gjëra që thashtë atëherë, une duhet të konsideroj partinë. Ka një të vërtetë, këta njerëz i kanë të çmuar SHBA dhe Britaninë e prapë vijnë te unë se e dinë se gabimet bëhen. Unë u përkas atyre që nuk besojnë kurrë në të pagabueshmen.;- tha Berisha.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

3 VITE ME PARE

Vendimi për non grata, Britanikët "pranojnë" pretendimin e Berishës: E konsultuam me SHBA, jemi të pavarur

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Ambasada britanike

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka pranuar se janë konsultuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpalljen non grata të personaliteteve që janë pjesë e listës. Për mediat, ambasada britanike në Tiranë thekson se 27 personat që janë në listë, kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin. Mirëpo, ambasada shton se pavarësisht konsultimit me SHBA-në, janë të pavarur në vendimet e tyre. 

“Shumë faleminderit që më kontaktuat. Më poshtë keni përgjigjet e pyetjeve tuaja. Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni .Është politika e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të individit. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra. Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha paralajmëron padi: Do bëj atë që do më këshillojnë ekspertët

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të bëjë padi ndaj vendimit të marrë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët e shpallën non grata. Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha tha se do të këshillohet me ekspertët e më pas do të vijojë procedurat. 

'Do të bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur me shpifje është Britania e Madhe. Di që Britania e Madhe është anëtare e Këshillit të Europës. Pra, juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Nuk mund të them hapin e tretë pa më këshilluar këshilltarët ligjorë. Sigurisht, përveç hapave ligjorë, nuk kam çfarë hapash të marr.'- u shpreh Berisha. 

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

3 VITE ME PARE

HISTORIA E PLOTË/ Pse britanikët e akuzojnë Berishën për pasurimin korruptiv të Damir Fazlliç

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar akuzën e dytë që qeveria britanike ka adresuar në drejtim të tij, pas shpalljes non-grata. Berisha shprehet se vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB për lidhjet e tij me krimin e organizuar është i bazuar në shpifje. Berisha shprehet se një akuzë e tillë nuk është bërë më parë as kundërshtarët e tij apo nga institucionet e tjera.

"Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me radhë. Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë" tha Berisha.

Ai sqaroi dhe lidhjen me biznesmenin Damir Fazlliç dhe mohoi çdo lidhje korruptive me të. Ai tha se nuk ka pasur kurrë dijeni, që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër.

"Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur", tha Berisha.

DEKLARATA E PLOTË:

Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me radhë. Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.

Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë.

Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës! Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët. E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë!
Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroria nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.

Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjencitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.”.

3 VITE ME PARE

VD-E gjithë familja Berisha non grata nga Britania? Kryetari i PD: Vetëm emri im ishte cituar

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohoi që Mbretëria e Bashkuar të ketë shpallur non grata dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se në letrën që iu dërgua, nuk kishte emra të tjerë, veçse ai i veti.

'Jo nuk ishin personat e familjes, vetëm emri im ishte'- është shprehur Berisha. 

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane. 

3 VITE ME PARE

Shqiptarë të tjerë non grata nga Britania? Berisha: Nuk e di, unë do ndjek hapa ligjorë

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha u pyet nga gazetarët se nëse është në dijeni për persona të tjerë non grata nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Ai mohoi të ketë informacion, duke treguar se dokumenti kishte të bënte vetëm me të e jo me të tjerë persona.

Pyetja: E njëjta vendimmarrje është marrë dhe për 3 persona të tjerë?

Berisha: Nuk e di, dokumenti e thotë se ne e mbajmë konfidenciale, unë nuk e mbaj, jam person publik. 

Pyetja: Cfarë do bëni?

Berisha: Do këshillohem me ekspertë ligjore.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.

3 VITE ME PARE

E PLOTË! Shpallet non grata nga Mbretëria e Bashkuar, Berisha tregon letrën nga sekretari britanik

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takimin e përjavshëm me gazetarët në selinë Blu. Berisha u ndal dhe tek vendimi i Britanisë së Madhe e cila i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj. Sipas kryetarit të PD këto janë akuza të pavërteta dhe të pabazuara në fakte dhe prova teksa shpjegon se për shpalljen e tij 'non grata' është njoftuar me një letër nga Sekretari i Shtetit. 

DEKLARATA E PLOTË E SALI BERISHES

Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin
1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe
2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.
Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.
Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:
1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.
Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.
Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë - një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.
2. Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me rradhë.
Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.
Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë.
Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!
Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët.
E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë!
Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.
Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.
Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.
3. Çdo vendim i bazuar në shpifje, mbi korrupsionin, është mbështetje reale për korrupsionin dhe krimin. Më mirë se kushdo këtë e dinë shqiptarët, të cilët, me mbështetjen masive pas shpalljes sime non grata, kanë dëshmuar se askush dhe kurrë nuk do të mund t’u shesë atyre shpifjet dhe mashtrimet për të vërteta, dhe aktet hakmarrëse politike si akte antikorruptive, apo t’i përdorë ato për t’iu emëruar kryetarët e partive të tyre. Ftoj të gjithë t’i bëjnë një pyetje vetes: Perse këto sulme dhe shpifje, krejt bajate dhe pa asnjë bazë, vijnë plot 9 vjet pasi Sali Berisha ka lënë pushtetin?
Përse ato vijnë në një kohë kur nën qeverisjen e Ramës krimi ka kapur shtetin dhe vënë përfund Shqipërinë, kur vendi është kthyer në një plantacion droge dhe ku, sipas dosjeve të mirënjohura në Prokurori dhe raporteve të OSBE, bandat dhe krimi i organizuar blejnë vota për pushtetarët?
Përse ato vijnë në një kohë kur banditët kanë marrë mandate deputetësh dhe kryebashkiakësh, kur opinioni tronditet çdo ditë nga magnituda e aferës së inceneratorëve, e Butrinit dhe e portit të Durrësit, e qindra afera të tjera korruptive te qeverisë më të korruptuar në Europë të Edi Ramës dhe, akoma më shumë nga indiferenca e drejtësisë për të hetuar atë dhe qindra afera të tjera?
Përse ato vijnë në një kohë kur, ende nuk është shuar jehona e lidhjeve me krimin e organizuar dhe kriminelët, të dala qartë në përgjimet e Prokurorisë të dosjeve 184 dhe 339, të zbardhura edhe nga gazetat gjermane? Politikanët e këtyre përgjimeve, shokë me “çunat problematikë”, janë sot kryeministër dhe ministra.
Ironia e fatit është se, i pari që i bën publike këto vendime është po Edi Rama.
Secili mund të zgjedhë t’i përgjigjet vetë këtyre pyetjeve, por përgjigja ime është se, ashtu siç kam bërë deri sot, do vazhdoj të luftoj i palëkundur për të pastruar vendin nga krimi dhe korrupsioni, si rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shërbyer interesit teq qytetarëve te saj, deri ditën që ata do besojnë te Sali Berisha!
Në përfundim, ftoj autoritete britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje.
Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj.

3 VITE ME PARE

Non grata dhe nga Britania! Kush qëndron pas vendimit, Berisha: Rama, njofton i pari

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama fshihet pas vendimit të shpalljes së tij non grata nga Mbretëria e Bashkuar. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Rama njofton i pari autoritetet me akuza të pabaza.

Në qoftë se SHBA i ndalon vizat një personi, falë një traktati që kanë vendet anglosaksone, automatikisht u ndalohet. Me çkuptova unë nga letra nuk ëhstë ky ndalim mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi i pari. Të akuzosh një tjetër për një aferë të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 100% do të thotë të jesh i mashtruar. Këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burimet janë të njëjta. Kam pasur të dhëna të sigurta se diplomatë nga DASH kanë bërë presion duke thënë “tani që kemi arritur consensus për Ukrainën duhet të arrijmë consensus edhe për çështjen Berisha”.- tha Berisha.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.

3 VITE ME PARE

VD-'Faturë e madhe ndaj demokratëve'/ Berisha: Ata nuk më ndjekin prej syve të bukur por prej idealeve që kam

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se demokratët e ndjekin për shkak të idealeve që ai ka. 

Pyetja: A nuk mendoni se me shpalljen tuaj non grata po i faturoni një faturë të madhe demokratëve? 

Berisha: Unë jam këtu për të drejtën. Unë kam bindje se po mbroj sot dhe koha po tregon sepse ato njerëz që ndjekin Sali Berishën nuk e ndjekin për sytë e bukur por për idealet që ai ka. Ata janë bashkëidealistë. Gjersa e detyruan Ramën të bëjë antimiting. Cdo gjë që bëj e bëj për Shqiptarët. 

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.

3 VITE ME PARE

Non grata në Britani/ Berisha: Shpifje (Tregon akuzat)

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike, Sali Berisha ka treguar akuzën e dytë që qeveria britanike ka adresuar në drejtim të tij, pas shpalljes non-grata. Berisha e ka mohuar akuzën, duke shtuar se; “Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me radhë. Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.

DEKLARATA:

Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me rradhë.
Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.
Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë.
Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!
Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët.
E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë!
Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.

3 VITE ME PARE

Non grata dhe nga Britania! Sali Berisha: Kush ka prova, do marr çdo vendim ndaj vetes time

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të marrë vendim ndaj vetes së tij nëse dalin prova që vërtetojnë akuzat e ngritura për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale. Gjatë konferencës për gazetarët, prej nga zbuloi se Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur non grata, Berisha tha se ai ka denoncuar gjithmonë krimin. 

'E con shtetin në falimentim. Në momentin e parë që qeveria e MB apo një tjetër, që provon të gënjejë, unë do marr çdo vendim ndaj vetes time. Në lidhje me shpifje që bazohet sekretari i Brendshëm, për akuzë se kam lidhje me grupe kriminelë, kjo është akuzë që nuk është bërë kurrë. Ju jeni dëshmitarë që se sa unë nuk ka denoncuar kriminelë'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

VD-ZYRTARE/ Berisha non-grata edhe në Britaninë e Madhe: DASH presion mbi partnerët, akuzohem për krim dhe korrupsion

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi sot se është shpallur non-grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Në një komunikim sot me mediat, Berisha e dha vetë lajmin dhe deklaroi se i është komunikuar nga autoritetet britanike ndalimi i hyrjes në territorin anglez ndërsa theksoi se pas këtij vendimi fshihet DASH. Berisha tha se sekretari britanik e ka njoftuar se ka lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe kriminal, përfshirë edhe lidhjet korruptive sipas letrës me Damir Fazlliç. Berisha tha se ky vendim është sponsorizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, bazuar në lobimin e Soros. 

DEKLARATA E PLOTE: 

Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin

1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe

2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.
Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:

1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.
Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin. Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë - një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.

Por çfarë ndodhi? Jo më larg se dje, kryeministri Edi Rama njoftoi indirekt se Berisha do të shpallej non-grata nga Mbretëria e Bashkuar duke iu referuar si "nuk do kalosh dot Gjilbraltarin dhe La Manshin".

Edhe pse nuk dha emër, Rama tha se në këtë mënyrë kontinenti do të mbyllet për Partinë Demokratike. Menjëherë më pas, në media u shpërnda në formë rrufe një pjesë nga mesazhi i të dërguarit të Posaçëm Sir Stuart Peach, i cili sqaronte se Mbretëria e Bashkuar kishte marrë masa për të inkriminuarit duke listuar non-grata 27 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me krimin, përfshirë edhe politikanë. Edhe pse lista u premtua se do të ishte koefidenciale, në rrethet mediatike të Tiranës dihej se këmbana po binte për Berishën. 

3 VITE ME PARE

Berisha: Rama i implikuar në arrestimin e udhëheqjes politike të Kosovës

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon konferencën e përjavshme me gazetarët në selinë Blu. Berisha gjatë fjalës së tij i u ndal dhe tek votimi i  projekt-rezolutës ndaj raportit të Dick Marty-t dje në Kuvend. Ai hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë teksa e akuzoi si të implikuar në arrestimin e drejtuesve të lartë politik të Kosovës.

"Ajo ishte një seancë për të mbuluar gjithashtu implikimin direkt të Edi Ramës në procesin e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Pse, do thoni ju? Sepse duke pretenduar të bëhet lider rajonal dhe global, ky lidhi proceset në mënyrë fatale. Procesin e Hagës me atë të ndryshimit të kufijve. Nëse kontrolloni kronikat, do gjeni atë duke deklaruar se ajo gjykatë nuk na duhet gjë. Rama sponsorizoi një fushatë kundër Gjykatës së Hagës, duke dëshmuar jo solidaritet me udhëheqjen politike të Kosovës, por vullnetin e keq për të fshehur nëse kishin ndodhur krime, në një kohë kur Kosova e kishte votuar gjykatën. Këto janë motivet e vërteta që e shtynë Ramën në atë seancë të turpshme si ajo e djeshmja. Ai aty doli i vërtetë siç është. Një vasal mjeran i Vuçiçit", tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Fjalori i Ramës/ Berisha: Përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen e merituar që i dha

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Berisha tha se në mënyrë të turpshme, Edi Rama përdori çdo fjalor, që nuk mund ta përdorë kurrë një zyrtar para kamerave, ndërsa përgëzoi deputeten Grida Duma për përgjigjen e merituar që i dha.

DEKLARATA E BERISHES:

Në mënyrën më të padenjë, të turpshme, Edi Rama përdori çdo fjalor, që nuk mund ta përdorë kurrë një zyrtar para kamerave, në prani të një kolektiviteti, por në prani të askujt. E bëri këtë për dy arsye. Së pari, për të mbuluar refuzimin e pranimit nga ana e tij të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Vasali i Vuçiçit nuk guxon që të ngrejë çështje siç duhet. Aty ku preket Serbia. Ai e ka me borxh, me një gjuhë jashtëzakonisht të padenjë për një njeri normal. Me këtë rast e përgëzoj zonjën Grida Duma për përgjigjen e merituar që i dha. Shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së parlamentit ndaj atyre zonjave, kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabak. Që nuk kërkuan ndërprerjen e seancës dhe nxjerrjen e tij jashtë. Nuk shqipëroi një fjalë.

3 VITE ME PARE

Pse nuk e votoi rezolutën? Berisha: Për arsye pune nuk isha aty, dhashë votën time pro në foltore

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sqaroi ditën e sotme se ka dhënë votën pro ndaj rezoltës kundër Dick Martyt. Gazetarët e pyetën ditën e sotme se përse nuk votoi, mirëpo kryedemokrati sqaroi se për arsye pune nuk ishte dot në Kuvend në momentin kur u krye votimi. 

Pyetja: Ka reaguar Rama, duke deklaruar se mosvotimi është neveri, pse nuk e votuat?

Berisha: Për një arsye pune nuk isha por deklarova votën pro në foltoren e parlamentit.

3 VITE ME PARE

Rezoluta/ Berisha: Kuvendi i Shqipërisë ishte dje parlamenti i një republike vasale të Serbisë

Berisha zyrtarizon non-gratan në Britaninë e Madhe: Fshihet Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, deklaroi se “dje ishte një ditë e keqe dhe e shëmtuar për parlamentin shqiptar”, pasi, sipas tij, “ai nuk ishte Parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë”.

DEKLARATA E BERISHËS:

Së pari, dje ishte një ditë e keqe, e shëmtuar për parlamentin shqiptar. Ai nuk ishte parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë. Dje, Edi Rama paraqiti në Kuvend një rezolutë, në të cilën dënon me të drejtë, raportin e Dick Marty. Por, siç është bërë publike që nga viti 2011 gjer sot me dhjetëra herë, raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë. Këtë e pohon vetë ai. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplantet e organeve nuk i ka përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Stanishiçi dhe as Perishiçi, kjo e bënte, për mua, përveç kontekstit që kurrë nuk ka ndodhur, dëshmonte se ishte fabrikim i shërbimeve serbe, në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin, shkulja dhe shitja e organeve, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe shtronin çështjen e hetimit të problemit. Pra, gjithçka ishte e gatuar në Beograd. Sikundër aty është hartuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK-së kanë drejtuar një organizatë kriminale. Ata kanë udhëhequr një luftë çlirimtare, si të gjitha ushtritë çlirimtare.

berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë