Politike

"Sa herë që je para kamerave më kërkon fonde", Rama komplekson kryebashkiakun: E ke të bukur këtë

22 Korrik 2022, 12:35 Nga e.k
"Sa herë që je para kamerave më kërkon fonde",
Edi Rama dhe Taulant Balla

POGRADEC- Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme vendore që do të bëhen në 2023. Në një takim me kryetarët e bashkive Rama renditi bashkitë si shembullore, të mira dhe problematike dhe kërkoi të merren masa për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kur po prezantonte punën kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo Rama e ndërpreu dhe i tha: “E ke të bukur këtë sa herë që je para kamerave më kërkon fonde.  Nuk thua çfarë ke marrë por çfarë s’ke marrë”

"Patjetër që rindërtimi i gjimnazit Babdud Karbunara” është tashmë një objektiv disavjecar. Duhet të përmend këtu që Bashkia Berat nuk ka marrë asnjë investim në 6 vitet e fundit, në infrastrukturën arsimore nga qeveria qendrore. Besoj që edhe gjimnazi Babduda edhe për atë çfarë përfaqson dhe për sinjalin që jep për qytetin është shumë i rëndësishëm. Rehabilitimi i rrugëve rurale, aksi Velabisht – Veterik dhe rruga e Karkanjozit, duke iu referuar dhe suksesit parazgjedhor që ne patëm me rrugën që bëmë në Drobonik, janë dy akset që nuk kanë ndonjë peshë të jashtëzakonshme buxhetore. Me programin e FSHZH-së janë lehtësisht të realizueshme. Është një total prej 20 km ku ne përfshijmë edhe fshatin Mjeshovës me Mallakastrën", tha Demo.

edi rama

Sondazh

Poll