Non grata në Britani/ Berisha: Shpifje (Tregon akuzat)
Berisha ka treguar akuzën e dytë që qeveria britanike ka adresuar në drejtim të tij, pas shpalljes non-grata
TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike, Sali Berisha ka treguar akuzën e dytë që qeveria britanike ka adresuar në drejtim të tij, pas shpalljes non-grata. Berisha e ka mohuar akuzën, duke shtuar se; “Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me radhë. Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.
DEKLARATA:
Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me rradhë.
Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.
Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë.
Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!
Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët.
E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë!
Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.
Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.
Sondazh
"Sa herë që je para kamerave më kërkon fonde", Rama komplekson kryebashkiakun: E ke të bukur këtë
Edi Rama dhe Taulant Balla POGRADEC- Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme vendore që do të bëhen në 2023...
Non grata dhe nga Britania! Sali Berisha: Kush ka prova, do marr çdo vendim ndaj vetes time
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të marrë vendim ndaj vetes së ...
Meta nga Kosova: Besoj se marrëdhëniet tona vllazërore kanë nevojë për më shumë qëndrueshmëri
Ilir Meta KOSOVË- Presidenti Ilir Meta në Kuvendin e Kosovës ka shprehur falenderimet e tij për mikpritjen dhe mundësinë p&eu...
VD-ZYRTARE/ Berisha non-grata edhe në Britaninë e Madhe: DASH presion mbi partnerët, akuzohem për krim dhe korrupsion
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi sot se është shpallur non-grata edhe nga Mbret&eum...
Berisha: Rama i implikuar në arrestimin e udhëheqjes politike të Kosovës
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon konferencën e përjavshme me gazetarët në selin&...
Fjalori i Ramës/ Berisha: Përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen e merituar që i dha
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat, komentoi deklaratat e k...
Meta në Kuvendin e Kosovës: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradin duhet të vijojë
Ilir Meta KOSOVË- Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke folur në Kuvendin e Kosovës ditën e sotme pas vizit&...
Pse nuk e votoi rezolutën? Berisha: Për arsye pune nuk isha aty, dhashë votën time pro në foltore
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sqaroi ditën e sotme se ka dhënë votën pro ndaj rezoltë...
Rezoluta/ Berisha: Kuvendi i Shqipërisë ishte dje parlamenti i një republike vasale të Serbisë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, de...
Rezoluta e raportit kundër Dick Marty, Rama: Mosvotimi i Berishës neveri, flm të tjerëve
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar votimin e djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë për raportin e Dick Marty.&nbs...
