Politike

Non grata dhe nga Britania! Sali Berisha: Kush ka prova, do marr çdo vendim ndaj vetes time

Berisha deklaroi ditën e sotme se do të marrë vendim ndaj vetes së tij nëse dalin prova që vërtetojnë akuzat e ngritura për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale

22 Korrik 2022, 12:27 Nga A.B
Non grata dhe nga Britania! Sali Berisha: Kush ka prova, do marr çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të marrë vendim ndaj vetes së tij nëse dalin prova që vërtetojnë akuzat e ngritura për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale. Gjatë konferencës për gazetarët, prej nga zbuloi se Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur non grata, Berisha tha se ai ka denoncuar gjithmonë krimin. 

'E con shtetin në falimentim. Në momentin e parë që qeveria e MB apo një tjetër, që provon të gënjejë, unë do marr çdo vendim ndaj vetes time. Në lidhje me shpifje që bazohet sekretari i Brendshëm, për akuzë se kam lidhje me grupe kriminelë, kjo është akuzë që nuk është bërë kurrë. Ju jeni dëshmitarë që se sa unë nuk ka denoncuar kriminelë'- tha Berisha.

berisha non-grata ne britani

Sondazh

Poll