Politike

Aksionet anti-informalitet, Basha: Rama është sponsorizuesi kryesor, do anullojmë të gjitha politikat fiskale

3 Gusht 2019, 09:40 Nga DOSJA
Aksionet anti-informalitet, Basha: Rama është sponsorizuesi kryesor,

TIRANË-  Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me aksionet anti-informalitet që po zhvillohen ditët e fundit në vend.

Basha shkruan në rrjetet e tij, kryeministri Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Sipas tij, kreu i qeverisë kalon në Kuvend ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij.

Ndërkohë lideri i PD-së ka riprezantuar paketën e tij “Antimafia”, ku edhe ishin të identifikuar përfituesit dhe abuzuesit e mëdhenj të buxhetit të shtetit.

“Ky është vetëm fillimi i zgjidhjes. Do të anullojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, do të lehtësojmë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen. Mbi të gjitha do të marrim masa për të ndëshkuar mafian që fshihet pas oligarkisë,”-shkruan Basha. 

DEKLARATE E KRYETARIT TE PD, LULZIM BASHA

Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar grykësine dhe lluksin e Edi Ramës dhe klientëve të tij milionerë. Si hajdut psiqik që është, vodhi të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, por nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndryshe nga Rama ne besojmë në një ekonomi të lirë dhe konkuruese.

Vjet në shtator ne prezantuam paketën Antimafia. Në të identifikuam kush janë përfituesit dhe abuzuesit e mëdhenj të buxhetit të shtetit si dhe rrugët që ndjek qeveria për t’i favorizuar.

U treguam shqiptarëve ligjet speciale Rama, taksat preferenciale Rama të aplikuara nga qeveria ndaj oligarkëve, tenderat Rama që ata kanë përfituar në kundërshti me ligjin si dhe koncesionet (PPP). Ua treguam me emër shqiptarëve se kush janë ata që përfitojnë nga këto grabitje ne ligj. Në Partinë Demokratike kjo listë po shtohet e plotësohet.

Ky është vetëm fillimi i zgjidhjes. Do të anullojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, do të lehtësojmë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen. Mbi të gjitha do të marrim masa për të ndëshkuar mafian që fshihet pas oligarkisë. Me parimin “ndiq paranë” do të bëjmë të mundur që biznesi i ndershëm të punojë dhe të ndëshkohen abuzuesit!

Ditët e fundit po zhvillohen aksione lidhur me informalitetin në vend. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiwani. Ky i fundit vetëm pjesërisht pasi kazinoja vijon funksionin normal. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet edi rama lulzim basha aksioni anti-informalitet edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll