Politike

“Vazhdoni bosa, do ta paguani me qimet e kokës”, Rama mesazh të fortë biznesmenëve: Koka bën koka pëson

3 Gusht 2019, 07:29 Nga DOSJA
“Vazhdoni bosa, do ta paguani me qimet e kokës”, Rama mesazh

Tiranë- Në sajë të operacionit anti-informalitetit Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë biznes që shkel ligjin.

Ai ka paralajmëruar të gjithë biznesmenët se kushdo që luan me shtetin e me konsumatorin, do ta paguajë me qimet e kokës këtë lojë.

“KOKA BEN KOKA PESON dhe nuk thotë kot populli, TAHMAJA E MADHE TE LE PA GJE. Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale, O DO MBETET ME GISHT NE GOJE #ZeroTolerancë?për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit”, shprehet Rama. 

Që prej ditës së djeshme vijon aksioni anti-informalitetit. Momentalisht po zhvillohet në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Por pritet të vijojë në të gjithë Shqipërinë. Një ditë më parë iu vendos shiriti nga Drejtoria e Tatimeve Taivanit në Tiranë, për shkak të mungesës së kuponit tatimor. Nuk mungoi edhe një gjobë për Hotel Rognerin për të njëjtën arsye. Braçe deklaroi se nuk do i hapet askujt telefoni por vetëm do zbatohet ligji.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni kunder informalitetit edi rama rama mesazh të fortë biznesmenëve aksioni kunder informalitetit edi rama rama mesazh të fortë biznesmenëve

Sondazh

Poll

Politike 2 Gusht 2019, 17:10

RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bas...