Politike

Lulzim Basha: Psiqiku Rama mbron Vangjush Dakon edhe pse SHBA e shpalli non grata

3 Gusht 2019, 07:54 Nga DOSJA
Lulzim Basha: Psiqiku Rama mbron Vangjush Dakon edhe pse SHBA e shpalli non

Tiranë: Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se  Vagjush Dako mbrohet nga Edi Rama pasi sipas ende nuk ka dalë para drejtësisë.

Kryedemokrati deklaron se Dako nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

 Reagimi:

Hajduti psiqik po bën ç’të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.

Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët.

Vangjush Dako, kryetari në ikje i Bashkisë Durrës, nuk do të ketë më mundësi të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm u bë publik nga “Zëri i Amerikës”, ku thuhet se vendimi për Dakon, përfshin edhe anëtarët e familjes së tij. Ky vendim vjen pas akuza ndaj Dakos. Të fundit ishin përgjimet e Bild.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ndalim hyrje ne shba vangjush dako lulzim basha ndalim hyrje ne shba vangjush dako

Sondazh

Poll

Politike 2 Gusht 2019, 17:10

RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bas...