Politike

“Air-Albania”/ Rama publikon emrin, cili është poeti i zgjedhur për linjën e Italisë

3 Gusht 2019, 08:34 Nga DOSJA
“Air-Albania”/ Rama publikon emrin, cili është poeti i

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se avioni i linjës “Air Albania” që mbulon Italinë do të jetë “Migjeni”.

“Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë.Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë”, shprehet ai. 

Reagimi:

Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air?Albanias?? që do të fluturojë në fillimvjeshtë drejt Italisë?Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standarteve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë?
Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë????Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë?
Gur gur bëhet mur, mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli, po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendurit e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era?

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike air albania edi rama linja drejt italisë air albania edi rama linja drejt italisë

Sondazh

Poll