Politike

U vendos kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, kush është Ani Dyrmishi, pjesë e listës së zezë së Ramës

3 Gusht 2019, 05:55 Nga DOSJA
U vendos kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, kush

Durrës- Një ditë më parë u konstituua Këshilli Bashkiak i Durrës dhe njëkohësisht u betua edhe kryetarja Valbona Sako. Ndërsa Kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit u vendos Ani Dyrmishi.

Kush është Ani Dyrmishi? 

Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme. Më herë ka qenë drejtori i Hipotekës së Durrësit dhe më pas është emëruar drejtori i Hekurudhës Shqiptare, post që e mban edhe aktualisht.

Theksojmë se Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pak pas zgjedhjeve të 20197, kur kryeministri Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të jepnin dorëheqjen. Ai ishte pjesë e listës me 101 emra për të cilët sipas Ramës ka pasur ankesa nga qytetarët. Pra ishte pjesë e listës së zezë që Ramës, ku përfshiu zyrtarët e korruptuar në vend.

Në 19 nëntor të vitit 2018 u gjet një sasi tritoli në makinën e Ani Dyrmishit, koha kur mbante postin e drejtorit të Hekurudhës Shqiptare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ani dyrmishi bashkia durres kryetar i këshillit bashkiak të durrësit ani dyrmishi bashkia durres kryetar i këshillit bashkiak të durrësit

Sondazh

Poll

Politike 2 Gusht 2019, 17:10

RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bas...