Politike

‘Pashalimani’, reagon sërish Presidenca: Dogjani u shkarkua se i mbaroi mandati, të tjerat lojëra politike

3 Gusht 2019, 09:09 Nga DOSJA
‘Pashalimani’, reagon sërish Presidenca: Dogjani u shkarkua se

Tiranë- Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri pas lirimit të komandantit të Forcave Detare ka deklaruar se Ylber Dogjani nuk ka kryer asnjë shkelje prandaj Meta nuk e shkarkoi më parë, por tani që sipas tij i mbaroi mandati.

Njoftimi i presidencës: 

Sqarim i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, z.Bahri Shaqiri

3 gusht 2019

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit.

Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore.

Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare.

Presidenti Meta shpreson se pasuesi i Gjeneral Major Dogjanit i cili do t’i propozohet në këtë detyrë, jo vetëm të ketë integritetin e duhur, por të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare.

Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojrat politike.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për shkarkimin e Dogjanit. Duhet të themi se  ky dekret u firmos shtatë muaj pas kërkesës nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për shkarkimin nga detyra të komandantit të Forcës Detare, Ylber Dogjani. Kjo kërkesë është firmosur nga Xhaçka që në 4 shkurt të këtij viti, si një masë pas zbulimit të vjedhjes së armatimeve në bazën e Pashalimanit, në Vlorë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta vjedhja e armeve ne pashaliman ylber dogjani ilir meta vjedhja e armeve ne pashaliman ylber dogjani

Sondazh

Poll