Politike

Braçe GËNJEU/ Kazinoja e Tajvanit s’është mbyllur, biznesi më fitimprurës i Besnik Sulës vijon punën

Ndryshe nga sa deklaroi zv.kryeministri Erion Braçe, kazinoja e kompleksit Tajvani nga sonte do të vijojë punën normalisht.
Featured image of article: Braçe GËNJEU/ Kazinoja e Tajvanit s’është mbyllur, biznesi më fitimprurës i Besnik Sulës vijon punën Erion Braçe dhe kompleksi Tajvan

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe njoftoi mbrëmjen e djeshme, se kompleksi Tajvan në zemër të Tiranës është mbyllur nga shteti, pasi ka shkelur ligjin, duke mos lëshuar për dy herë radhazi kupon tatimor për klientët e tij.

Dosja.al, u interesua për këtë deklarim të Braçes dhe zbuloi se Inspektoriati i Tatimeve ka bllokuar barin dhe restorantin tek Tajvani, ndërkohë që kazinoja e kompleksit nga sot do të vijojë sërish punën normalisht.

Arsyeja e mosbllokimit lidhet me niptin, që siç sqarojnë burimet e Dosja.al nga Tatimet, Kazinoja e ka të ndarë më vete nga kafeneja dhe restoranti.

Po pse atëherë Braçe deklaroi të kundërtën? 

Zv.kryeministri tha gjysmë të vërtetën për aksionin e Tatimeve tek Tajvani. Ai deklaroi se është mbyllur edhe kazinoja, dhe se nga sot në “Tiranë nuk zgjidhen më gjërat duke i rënë kërkujt në telefon”.

“Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja! Mbyllur te gjitha!”-deklaroi Braçe.

Në rastin më të mirë, zv.kryeministri nuk është informuar siç duhet nga ‘Tatimorët’, dhe e gjitha është një keqkuptim, e në rastin më të keq, ai ka gënjyer kur iu ka thënë dje shqiptarëve se i gjithë Tajvani është mbyllur.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha tri ditë më parë se informaliteti është rritur dhe se sistemi fiskal duhet dhe do të ndryshojë. Me gjasë, të gjendur përballë këtij presioni, Tatimet dhe Administrata Shtetërore, japin para publikut, të dhëna gjysmë të vërteta.

(F,g/dosja.al)

Shto Koment