Politike

Me syze dielli dhe kostum, rishfaqet Haki Çako, ‘shijon’ udhëtimin me helikopter në SHBA (FOTO)

3 Gusht 2019, 08:53 Nga DOSJA
Me syze dielli dhe kostum, rishfaqet Haki Çako, ‘shijon’

Tiranë– Ambasada amerikane në vendin tonë ka publikuar disa foto nga New Jersey, ku shfaqet Haki Çako, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, që tashmë mban detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Emergjencave Civile.

Çako shfaqet në një helikopter, i veshur me kostum dhe syze dielli.

Ambasada njofton se Çako u njoh me aftësitë e helikopterit si dhe pajisjet e tij në bord, të cilat mund të përdoren gjatë fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga njeriu.

“Haki Çako, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Emergjencave Civile në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes, vizitoi Gardën Kombëtare Ushatarake të New Jersey, në Lawrenceville në New Jersey dhe fluturoi në një prej helikopterëve UH-72 të ushtrisë amerikane me Batalionin 1-224 të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Helikopteri pilotohej nga një pilot shqiptar dhe një pilot i Gardës së New Jersey. Ky fluturim e njohu drejtorin Çako me aftësitë e helikopterit si dhe pajisjet e tij në bord, të cilat mund të përdoren gjatë fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga njeriu. Vizita u bë e mundur nëpërmjet programit të partneritetit midis New Jersey dhe Shqipërisë, një marrëveshje dypalëshe midis Shqipërisë, Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe New Jersey.

Foto

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada amerikane çako në shba haki cako ambasada amerikane çako në shba haki cako

Sondazh

Poll