Politike

Si në kohën e Enverit, Bashkia e Durrësit rikthen “aksionet e pastrimit”, aktorë, administrata thirren për të pastruar

3 Gusht 2019, 05:41 Nga DOSJA
Si në kohën e Enverit, Bashkia e Durrësit rikthen “aksionet

Durrës– Si në kohën e Enver Hoxhës, punë vullnetare në shërbim të shtetit. Kjo pritet të ndodhë sot në Durrës pasi bashkia e këtij qyteti ka thirrur në aksionet e pastrimit, edukatorë, mësues, punonjësit e zjarrfikëses, dhe ata të ndërmarrjeve që janë në vartësi të bashkisë, administrata. Madje edhe aktorët e Teatrit “Aleksandër Moisiut” të Durrësit janë thirrur.

Të gjithë janë njoftuar dje në mbrëmje që të paraqiten sot në 8 të mëngjesit për të pastruar pjesë të ndryshme të qytetit. Edukatoret janë thirrur të pastrojnë zonën pas spitalit, ndërsa aktorëve u është dërguar mesazh që të mblidhen tek Klubi Flamurtari pranë stadiumit të qytetit për të marrë pjesë në këtë aksion të madh pastrimi. Po tek stadiumi janë thirrur edhe drejtuesit e Pallatit të Sportit, Pallatit të Kulturës dhe Bibliotekës së qytetit. Sipas planit të përgjithshëm të bashkisë, zjarrfikësit do të pastrojnë zonën e plazhit nga ura e Dajlanit deri tek Plepat, ndërsa administrata do të pastrojë nga sheshi Taulantia deri tek Currilat.

Duhet të themi se  tani është momenti kur të gjithë po shijojnë pushimet e verës për tu shplodhur pas një viti të lodhshëm. Shumë kanë fatin që të jenë pranë detit apo malit duke pushuar, por disa të tjerë nuk mund t’i gëzohen fundjavës së parë të këtij gushti përvëlues. Por ja që shteti të thërret për punë vullnetare, e ta refuzosh me siguri do të përballesh me pasoja.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike “aksionet e pastrimit” bashkia e durresit intelektualë thirren për të pastruar qytetin “aksionet e pastrimit” bashkia e durresit intelektualë thirren për të pastruar qytetin

Sondazh

Poll

Politike 2 Gusht 2019, 17:10

RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bas...