Aktualitet

Masakra e Fushë Krujës/ Policia jep DETAJET e para: S'kemi identifikuar ende dy viktima, tjetri Vata nga Laçi

Sipas Policisë, brenda automjetit të autorëve, i cili u gjet i shkrumbuar, është gjetur një armë automatike, e cila dyshohet se ëshë përdorur për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme.

17 Korrik 2022, 15:42 Nga k.m.
Masakra e Fushë Krujës/ Policia jep DETAJET e para: S'kemi
Pamje nga Fushe Kruja

FUSHË KRUJË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë, ku u vranë 3 persona. Sipas Policisë, brenda automjetit të autorëve, i cili u gjet i shkrumbuar, është gjetur një armë automatike, e cila dyshohet se ëshë përdorur për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme. Ndërkohë që e gjithë zona po patrullohet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip "Volsëagen Passat" është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip "Volsëagen Passat" që dyshohet se është i autorëve. Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll