Aktualitet

'Alo! Ejani shpejt'/ Masakra në Fushë Krujë, Policia u njoftua nga banorët e zonës: Po digjet një makinë

Policia u njoftua nga banorët e zonës se po digjej një mjet në Larushkë, shumë pranë vendit ku ndodhi atentati. 

17 Korrik 2022, 15:13 Nga k.m.
'Alo! Ejani shpejt'/ Masakra në Fushë Krujë, Policia u
Pamje nga Fushë Kruja

FUSHË KRUJË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me masakrën e Fushë Krujës. Policia u njoftua nga banorët e zonës se po digjej një mjet në Larushkë, shumë pranë vendit ku ndodhi atentati. 

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll