Aktualitet

Masakër në mes të ditës! Vriten 3 persona në Fushë Krujë, Policia në këmbë... (PAMJET)

Pas atentatit që solli vdekjen e tre personave, e gjithë Policia është ngritur në këmbë duke rrethuar të gjithë zonën e mbikalimit të Fushë Krujës.

17 Korrik 2022, 15:06 Nga k.m.
Masakër në mes të ditës! Vriten 3 persona në Fushë
Pamje nga Fushë Kruja

FUSHË KRUJË- Masakra e Fushë Krujës ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Pas atentatit që solli vdekjen e tre personave, e gjithë Policia është ngritur në këmbë duke rrethuar të gjithë zonën e mbikalimit të Fushë Krujës.

Masakër në mes të ditës! Vriten 3 persona në Fushë

Rrethimi është vendosur qindra metra larg, por duket qartë se makina ende vazhdon dhe digjet. Ndërsa brenda janë edhe dy persona të tjerë.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra ne fushe kruje

Sondazh

Poll