Aktualitet

MASAKRA/ Autorët të maskuar dolën para mjetit dhe qëlluan, viktimat janë nga fshati Fushë Kuqe

Kjo pasi mjeti "Voksvagen" është në emër të një personi nga fshati Fushë Kuqe i Kurbinit.

17 Korrik 2022, 15:08 Nga k.m.
MASAKRA/ Autorët të maskuar dolën para mjetit dhe qëlluan,
Pamje nga Fushë Kruja

FUSHË KRUJË- Autorët të maskuar dolën para mjetit dhe qëlluan, viktimat dyshohen banorë të zonës së Fushë Kuqes. Kjo pasi mjeti "Voksvagen" është në emër të një personi nga fshati Fushë Kuqe i Kurbinit. Dyshohet se atentati është bërë për hakmarrje mes grupeve kriminale.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra ne fushe kruje

Sondazh

Poll