Aktualitet

HISTORIA PËRSËRITET! Skema e preferuar ndodh sërish, pas masakrës në Fushë Krujë, autorët dogjën edhe mjetin e tyre

Disa minuta pas ngjarjes, përveç asaj të viktimave, një tjetër makinë është gjetur në Larushkë, 3 km larg vendit ku ndodhi masakra e Fushë Krujës.

17 Korrik 2022, 15:16 Nga k.m.

 

HISTORIA PËRSËRITET! Skema e preferuar ndodh sërish, pas
Pamje nga Fushe Kruja

 

FUSHË KRUJË- Vrasësit në Shqipëri kanë një tipologji, pasi kryejnë atentatin, djegin mjetin. E kjo nuk ka ndryshuar as për masakrën e Fushë Krujës. Disa minuta pas ngjarjes, përveç asaj të viktimave, një tjetër makinë është gjetur në Larushkë, 3 km larg vendit ku ndodhi masakra e Fushë Krujës.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll