Aktualitet

Masakra në Fushë Krujë/ Dëshmitarët panë me sytë e tyre tmerrin, breshëri kallashnikovi drejt mjetit

Të paktën 50 plumba janë qëlluar në drejtim të mjetit, duke u marrë jetën tre personave, e më pas për arsye që nuk dihen makina ka shpërthyer në flakë.

17 Korrik 2022, 14:58 Nga k.m.
Masakra në Fushë Krujë/ Dëshmitarët panë me
Foto nga Fushe Kruja

FUSHË KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Fushë Krujë, ku mbetën të vrarë 3 persona. Deri më tani bëhet me dije nga dëshmitarët që kanë qenë në zonë kur ka ndodhur atentati se është qëlluar me kallashnikov. Të paktën 50 plumba janë qëlluar në drejtim të mjetit, duke u marrë jetën tre personave, e më pas për arsye që nuk dihen makina ka shpërthyer në flakë.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra ne fushe kruje

Sondazh

Poll