Aktualitet

Masakra në Fushë Krujë, makina e viktimave tërësisht e shkrumbuar. Ekspertët nisin nga puna

Ekspertët nisin nga puna për të zbuluar ndonjë shenjë që mund të kenë lënë pas autorët që qëlluan me breshëri automatiku duke u marrë jetën tre të rinjve.

17 Korrik 2022, 15:40 Nga k.m.
Masakra në Fushë Krujë, makina e viktimave tërësisht e
Fushë Krujë

FUSHË KRUJË- Makina e viktimave tërësisht e shkrumbuar. Ekspertët nisin nga puna për të zbuluar ndonjë shenjë që mund të kenë lënë pas autorët që qëlluan me breshëri automatiku duke u marrë jetën tre të rinjve.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll