Aktualitet

Masakra në Fushë Krujë, një nga pasagjerët tentoi të largohej, autorët e panë, u kthyen për ta vrarë

Deri më tani mendohet se pasagjeri që ishte ulur pas si pasagjer, ka dalë nga mjeti dhe ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë. Duke i marrë dhe jetën, për ta lënë të vdekur në rrugë.

17 Korrik 2022, 15:19 Nga k.m
Masakra në Fushë Krujë, një nga pasagjerët tentoi
Pamje nga Fushë Kruja

FUSHË KRUJË- Detaje të reja mësohen nga atentati me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Viktima kanë mbetur shoferi i një automjeti dhe dy pasagjerë. Sipas të dhënave paraprake, autorët i kanë dalë para automjetit dhe kanë zbrazur breshëri kallashnikovi drejt mjetit. Deri më tani mendohet se pasagjeri që ishte ulur pas si pasagjer, ka dalë nga mjeti dhe ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar edhe atë. Duke i marrë dhe jetën, për ta lënë të vdekur në rrugë.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll