Aktualitet

Masakra në Fushë Krujë/ Kujdes PAMJE TË RËNDA! Viktima doli nga makina, por dha shpirt në mes të rrugës

Ai ndërroi jetë në mes të rrugës, ndërsa shokët e tij u shkrumbuan brenda mjetit.

17 Korrik 2022, 15:01 Nga k.m.

Masakra në Fushë Krujë/ Kujdes PAMJE TË RËNDA! Viktima

FUSHË KRUJË- Një prej viktimave nga masakra e Fushë Krujës ia doli që të dilte nga mjeti pas beshërive të automatikut, por autorët e tyre u kthyen dhe e qëlluan sërish. Ai ndërroi jetë në mes të rrugës, ndërsa shokët e tij u shkrumbuan brenda mjetit.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll