Aktualitet

Atentati në Fushë Krujë/ 3 të vdekur, makina po digjet, brenda mendohet se janë 2 trupa, njëri doli...

Brenda makinës mendohet se janë dy trupa, që po digjen bashkë me mjetin. Njëri doli, por sërish nuk i mbijetoi dot plumbave. 

17 Korrik 2022, 14:48 Nga k.m.
Atentati në Fushë Krujë/ 3 të vdekur, makina po digjet,
Pamje nga Fushe Kruja

Fushë Krujë- Qëllohet me armë zjarri drejt një mjeti, dyshohen 3 persona të vrarë. Atentati me armë ndodhi te mbikalimi i Fushë Krujës, ende s'dihen rrethanat, mjeti ka marrë flakë. Brenda makinës mendohet se janë dy trupa, që po digjen bashkë me mjetin. Njëri doli, por sërish nuk i mbijetoi dot plumbave. 

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll