Aktualitet

Ngjarja në Selenicë/17-vjeçarja hajduti më përdhunoi: Të vras me armë po u ndjeve

Sipas dëshmisë së familjarëve, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme me shikimin.

17 Korrik 2022, 14:25 Nga k.m.
Ngjarja në Selenicë/17-vjeçarja hajduti më përdhunoi:
Vajza e dhunuar

VLORË- Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari Vitrin Çobaj mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e një familjeje. Sipas dëshmisë së familjarëve, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme me shikimin.

“Mbasi ka ikur motra më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera e parë që ndodh, herë të tjera nuk kam parë. Kam probleme me shikimin, grupi i dytë, e verbër. Kam frikë”, tha 17-vjeçarja.

vitrin çobaj

Sondazh

Poll