Aktualitet

8 mijë euro për punë/ Prokuroria kërkon burg për Julian Gjokën, mashtroi gazetaren

Nga hetimet e deritanishme, gazetarja me Julian Gjokën janë njohur në fushatë elektorale në Vorë, ku 29-vjeçari i premtoi një vend punë në Ministrinë e Energjisë. Premtim që nuk u mbajt kurrë.

17 Korrik 2022, 14:21 Nga k.m.
8 mijë euro për punë/ Prokuroria kërkon burg për Julian
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Julian Gjokën, i cili ka mashtruar një gazetare duke i premtuar punësim kundrejt 8 mijë euro në Ministrinë e Energjisë. Gazetari Arsen Rusta për ReportTv bën me dije se dy ditë më parë Policia arrestoi Gjokën dhe shoqëroi gazetaren, identiteti i të cilës ende nuk është bërë me dije. Prokurori Bledar Valikaj ka urdhëruar lirimin e gazetares duke e konsideruar person të dëmtuar.

Nga hetimet e deritanishme, gazetarja me Julian Gjokën janë njohur në fushatë elektorale në Vorë, ku 29-vjeçari i premtoi një vend punë në Ministrinë e Energjisë. Premtim që nuk u mbajt kurrë. Ai dyshohet se me anë të mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga dy persona V. Ç. dhe L. P., të cilave iu kishte premtuar se do t’i punësonte në institucione shtetërore.

Ndaj dhe do të përballet me ligjin pasi akuzohet për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Ndërsa hetimet vazhdojnë për të mësuar nëse ka pasur raste të tjera, ende të padenoncuara.

julian gjoka prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll