Politike

Miratimi i propozimit francez, Sali Berisha: Anëtarësimi në BE do bëhet realitet, shqiptarët i pret e ardhme e shkëlqyer

Sali Berisha e ka konsideruar një vendim historik me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet.

16 Korrik 2022, 15:20 Nga k.m.
Miratimi i propozimit francez, Sali Berisha: Anëtarësimi në BE do
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha e ka konsideruar një vendim historik me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet. Ndërsa ndër të tjera ka premtuar se në rrugën drejt BE-së, shqiptarët i pret një e ardhme e shkëlqyer.

REAGIMI I PLOTË:

Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e Maqedonë së Veriut dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona. Lidhur me votimin e propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut! Të dashur miq, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin e Francës që i hap rrugën çeljes se negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Me këtë rast Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e vendit fqinj, dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona. Hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE, të bllokuara prej 6 vitesh, dhe pasi ato u shtynë 5 herë, për shkak të mosplotësimit të kushteve nga qeveria Rama, dhe vitin e fundit për shkak të bllokimit nga Bullgaria të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e kundërshtive midis këtyre vendeve, Partia Demokratike e konsideron si një zhvillim të lidhur kryesisht me dëshirën fisnike të BE dhe vendeve anëtare për të garantuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor, pavarësisht se, siç sanksionon rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria ka probleme të mëdha me standardet, kushtet dhe kriteret e BE.

Me këtë rast PD garanton shqiptarët dhe BE, Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE, se do mbështesë, dhe, nesër në pushtet, do të marrë e miratojë çdo ligj, akt e vendim për plotësimin, kapitull për kapitull, e kërkesave të negociatave me BE, dhe për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët. sb

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

sali berisha negociatat me be 2022

Sondazh

Poll