Politike

DETAJI- Votimi i propozimit francez merr vëmendjen e 'shefave' në BE, harrojnë Shqipërinë!

Me të kaluar propozimi, menjëherë nisën edhe reagimet si nga faktorët politikë në RMV dhe Shqipëri, por edhe nga ndërkombëtarët. Por askush nuk e përmendi Shqipërinë.

16 Korrik 2022, 15:14 Nga k.m.
DETAJI- Votimi i propozimit francez merr vëmendjen e 'shefave'
Foto ilustruese

SHKUP- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kaloi sot me 68 vota propozimin francez që hap rrugë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel si për Shkupin zyrtar, po ashtu edhe për Shqipërinë. Me të kaluar propozimi, menjëherë nisën edhe reagimet si nga faktorët politikë në RMV dhe Shqipëri, por edhe nga ndërkombëtarët.

I pari që reagoi ishte Varhelyi. Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut thotë se të martën do të mbahet konferenca e parë Ndërqeveritare. Pas tij, ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ajo që bie në sy tek të gjitha postimet e tyre është fati që kanë përshëndetur kalimin e propozimit francez, por nuk e përmend askush Shqipërinë. Urime dhe krahët u "hapën" vetëm për Shkupin, ndërsa Tiranën dhe kryeministrin Edi Rama nuk e përmendi askush prej tyre. Por njëri e bëri.

Shefi i Politikës së Jashtme në BE-, Joseph Borell reagoi gjithashtu në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave. Ai tha se kalimi i ndryshimeve në RMV ishte një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po të tjerët përse nuk e përmendën vendin tonë? Ndonjë 'problem' me politikën e vendit tonë, apo të kenë zgjedhur thjesht të fokusohen tek kalimi i propozimit francez? Tek e fundit, Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin dhe tanimë do të ndërhyjë sërish në Kushtetutë për çeljen e negociatave në BE.

Duke marrë kështu me vete edhe “partneren” e saj në këtë udhëtim…Shqipërinë!

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll