Politike

Miratimi i propozimit francez, Michel: E ardhmja jonë është bashkë, ju mirëpresim krahëhapur

Në një postim në Twitter Michel u shpreh se me votimin e sotëm i hapet rruga mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

16 Korrik 2022, 14:47 Nga d.a.
Miratimi i propozimit francez, Michel: E ardhmja jonë është
Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila i hap rrugës asaj dhe Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Në një postim në Twitter Michel u shpreh se me votimin e sotëm i hapet rruga mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

"Votimi i sotëm në @SobranieRSM i hap rrugën për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme. Një hap vendimtar për ???????? dhe për ????????. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur."-shkroi Michel.

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese. Propozimi francez është një dokument që çon në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

 

negociatat me be 2022 charles michel

Sondazh

Poll