Politike

Kalon propozimi francez/ Ilir Meta: U çel rruga e negociatave në BE, përgëzoj faktorin politik shqiptar, gjithmonë besnikë!

Ilir Meta thotë se ky vendim i hap rrugë çeljës së negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

16 Korrik 2022, 14:58 Nga k.m.
Kalon propozimi francez/ Ilir Meta: U çel rruga e negociatave në BE,
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që hap rrugën drejt Bashkimit Europian. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Meta thotë se ky vendim i hap rrugë çeljës së negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona. Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse,"-shkruan Ilir Meta.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

ilir meta negociatat me be 2022

Sondazh

Poll