Politike

Miratimi i propozimit francez, Borrell: Hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe RMV

Joseph Borrell shkruan se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

16 Korrik 2022, 14:44 Nga DOSJA
Miratimi i propozimit francez, Borrell: Hap vendimtar në rrugën drejt
Joseph Borrell

BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell është bërë pjesë e reagimeve të shumta pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Në rrjetet e tij sociale, Borrell shkruan se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta,”- shkruan Borrel në Twitter.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

josep borrell negociatat me be 2022

Sondazh

Poll