Politike

Votimi i propozimit francez, Scholz: Ju duam si anëtarë të BE-së

Olaf Scholz shkruan se i do Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pjesë të Bashkimit Europian. 

16 Korrik 2022, 15:02 Nga k.m.
Votimi i propozimit francez, Scholz: Ju duam si anëtarë të
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave. Scholz shkruan se i do Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pjesë të Bashkimit Europian. 

"Përshëndes votën e Parlamentit Maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!,"- shkruan Scholz.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

olaf scholz negociatat me be 2022

Sondazh

Poll