Politike

Votimi i propozimit francez, Ali Ahmeti: Udhëheqësi i opozitës, një "Zelenskyy" nga AliEkspress. Ne ecim para!

Ali Ahmeti ka ironizuar edhe kreun e opozitës, ndërsa uroi edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

16 Korrik 2022, 15:04 Nga k.m.
Votimi i propozimit francez, Ali Ahmeti: Udhëheqësi i opozitës,
Ali Ahmeti

SHKUP- Kreu i BDI, Ali Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur për miratimin e propozimit francez nga Kuvendi maqedonas. Ai ka ironizuar edhe kreun e opozitës, ndërsa uroi edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

"Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një ëannabe Zelenski nga AliEkspresi. Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!,"-shkruan Ali Ahmeti.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

ali ahmeti negociatat me be 2022

Sondazh

Poll