Politike

Votimi i propozimit francez, Ziadin Sela: Urime shqiptarëve, bashkërisht arritëm deri këtu. Vazhdojmë përpara!

Ziadin Sela ka uruar shqiptarët për vendimin që u mor sot në Parlament.

16 Korrik 2022, 15:03 Nga k.m.
Votimi i propozimit francez, Ziadin Sela: Urime shqiptarëve,
Ziadin Sela

SHKUP- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka reaguar për votimin e propozimit francez sot në Kuvend. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka uruar shqiptarët për vendimin që u mor sot në Parlament.

"Partitë serioze, të përgjegjshme dhe të sinqerta shihen në ditët vendimtare, kur pa pazare, me dije, guxim dhe fytyrë të pastër, duke qenë edhe në opozitë sjellin vendime të rëndësishme e shpëtojnë procese vendimtare për të ardhmen e qytetarëve. Sot deputetët e Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtarë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez, që hap dyert e BE-së, të cilat ishin mbyllur për tre dekada. Ashtu si edhe në vitin 2017 kur mundësuam anëtarësimin në NATO edhe sot, dëshmuam se pushteti nuk na josh, e të qenurit në opozitë nuk na bën më pak përgjegjës, por përkundrazi, duke parë papërgjegjësinë e këtij pushteti i qëndruam besnik fjalës së dhënë qytetarëve tanë dhe amanetin e çuam në vend. Urime shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, me të cilët bashkërisht arritëm deri këtu. Vazhdojmë përpara!Ndaj,"-tha Ziadin Sela.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

negociatat me be 2022 ziadin sela

Sondazh

Poll