Aktualitet

U bllokua nga Tatimet, menaxheri i Taiwan: Do kërkojmë lirimin e ambienteve, një tavolinë ishte pa faturë

2 Gusht 2019, 13:51 Nga DOSJA
U bllokua nga Tatimet, menaxheri i Taiwan: Do kërkojmë lirimin e

TIRANË- Menaxheri i kompleksit Taiëan në Tiranë ka reaguar pas bllokimit  të aktivtetit të këtij biznesi nga Tatimet. Në një dekalaratë për mediat, menaxheri i këtij kompleksi shprehet se do të kërkojnë lriminin e mabienteve të bllokuara. Ai shprehet se mungesa e faturës, ka qenë vetëm në një tavolinë dhe e cilëson si një abuzim të kamarierit.

 “Nga të gjitha tavolinat e mbushura me kliente, kanë gjetur vetëm 1 pa kupon dhe vlerë e faturës është 4.300 lekë. Është abuzim i njërit prej kamarierëve, i cili u pushua menjëherë nga puna”, tha ai për News 24.  Sipas tij punonjësit e tatimeve kanë urdhëruar bllokimin e të gjitha njësive në të dy katet e godinës, për këtë faturë të munguar, duke lënë në punë vetëm kazinonë e cila ndodhet në katin përdhes.

Zv/kryeministri Erion Braçe në reagimin e tij u shpreh se në lokal janë gjetur të gjitha tavolinat pa kupon tatimor, ndërkohë që në procesverbalin e masës së marrë nga Tatimet, rezulton vetëm njëra prej tyre pa kupon.

Tatimet i vënë kyçin Tajvanit në Tiranë. Erion Braçe jep lajmin se Besnik Sulës i mbyllur restoranti, kafeneja dhe kazinoja. Ky vendim është marrë për mungesë të kuponit tatimor nga ana e biznesit. Dosja.al zbuloi se kazinoja e Tajvanit është e hapur qysh sot dhe funksionon normalisht.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace gjobitet taiwan mbyllet taivani tatimet mbyllin taiwanin erion brace gjobitet taiwan mbyllet taivani tatimet mbyllin taiwanin

Sondazh

Poll