Aktualitet

Kandidate për SPAK/ Komisioneri Publik ankimon prokuroren Manjola Kajana: Hetimi ishte i paplotë

2 Gusht 2019, 12:38 Nga DOSJA
Kandidate për SPAK/ Komisioneri Publik ankimon prokuroren Manjola Kajana:

TIRANË– Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e prokurores Manjola Kajana, e cila u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ankimimi është bërë me pretendimin se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

Prokurorja e Krimeve të Rënda u konfirmua bë detyrë më 18 qershor pasi rezultoi e pastër në tre shtyllat kryesore ku edhe mbështetet Vettingu.

Kajana gjithshtu afro një muaj më parë është zgjedhur edhe si një ndër 15 prokurorët në garë për SPAK. (Lexo këtu)

NJOFTIMI I PLOTË: 

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 162, datë 19.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Manjola Kajana, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni:

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet manjola kajana spak vettingu manjola kajana spak vettingu

Sondazh

Poll