Aktualitet

Shtyhet deri më 15 gusht, afati për aplikimet në Shkollën e Policisë

2 Gusht 2019, 12:59 Nga DOSJA
Shtyhet deri më 15 gusht, afati për aplikimet në Shkollën e

TIRANË- Deri më 15 gusht të 2019, është afati i fundi për aplikimet e pranimit në Kolegjin Profesional të Lartë për “Patrullë e Përgjithshme”.

Lajmi është njoftuar nga Policia e Shtetit në një reagim për mediat, ku deklarohet se kjo shtyrje e afatit vjen pas kërkesave të shumta në adresë të Policisë së Shtetit dhe në Drejtoritë Vendore të Policisë.

Fitues do të shpallen për 500 aplikantë.

“Policia e Shtetit, u vjen në ndihmë aplikantëve, të cilët dy prej dokumenteve të kërkuara, certifikatën familjare dhe dëshminë e penalitetit, do t’i marrin në zyrat e shërbimit për qytetarët.

Njëkohësisht të gjithë aplikantët që janë regjistruar në kursin për Leje Drejtimi, të paraqesin në dokumentet e kërkuara, vërtetimin që ndjekin këtë kurs, dhe në momentin që shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit, duhet të paraqesin Lejen e Drejtimit, në të kundërt skualifikohen dhe nuk  kanë të drejtë të vijojnë fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Formulari dhe lista me dokumentet që duhet të plotësojnë aplikantët, tërhiqen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ministria e Brendshme e shikon me shumë interes dëshirën e të rinjve për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe inkurajon aplikantët për një garë të ndershme bazuar në meritë”, deklaro policia.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 15 gusht të 2019 kolegjin profesional të lartë për "patrullë e përgjithshme". plicia e shtetit shtyhet afati 15 gusht të 2019 kolegjin profesional të lartë për "patrullë e përgjithshme". plicia e shtetit shtyhet afati

Sondazh

Poll