Aktualitet

Tatimet godasin Tajvanin, mbyllet gjiganti i Besnik Sulës, hapet kazinoja/ Aksioni në të gjithë vendin

  • Gjoba kundër “Rogner-it”, Erion Braçe: S’do ndalemi nga emrat apo miku
  • Braçe i prerë: S’do pyesim për emrat e kompanive, vijojnë kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
  • Pse nuk u mbyll kazinoja e Tajvanit?
  • Tatimet i vënë kyçin Tajvanit në Tiranë. Erion Braçe jep lajmin se Besnik Sulës i mbyllur restoranti, kafeneja dhe kazinoja. Ky vendim është marrë për mungesë të kuponit tatimor nga ana e biznesit. Dosja.al zbuloi se kazinoja e Tajvanit është e hapur qysh sot dhe funksionon normalisht.

    TIRANË- Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar Tajvanin, biznesin e madh në zemër të Tiranës. Mësohet se ky vendim është marrë për mungesë të kuponit tatimor.

    Ky lajm i bujshëm është dhënë nga zëvendëskryeministri Erion Braçe në një postim në Instagram, ku njofton se nga sot do të mbyllet restoranti, kafeneja, kazinoja dhe çdo shërbim që ofronte ky kompleks. Por Dosja.al ka mësuar se kazinoja, që është edhe biznesi më fitimprurës i kompleksit, është i hapur pasi numri NIPT dhe të dhënat e tij si biznes janë të ndara veçmas nga bari dhe restoranti.

    Ky biznes është në pronësi të Besnik Sulës, i njohur si Beso i Taivanit. Ky i fundit ka një miqësi të ngushtë me kryeministrin Edi Rama dhe me vëllain e tij Olsi Ramën.Braçe i ka theksuar:” TY jesh kush të duash, i madh sa të duash, mik e shok me kë të duash, ose zbato ligjin, ose do mbyllësh”.

    Ndërkohë që një gjobë për të njëjtën shkelje i është vendosur edhe hotel “Rogner” në Tiranë. Zv.kryeministri thotë se aksioni do të vijojë në të gjithë Shqipërinë.

    (J.V.F.G/Dosja.al)

    • 16:00

      U bllokua nga Tatimet, menaxheri i Taiwan: Do kërkojmë lirimin e ambienteve, një tavolinë ishte pa faturë

      Menaxheri i kompleksit Taiëan në Tiranë ka reaguar pas bllokimit  të aktivtetit të këtij biznesi nga Tatimet. Në një dekalaratë për mediat, menaxheri i këtij kompleksi shprehet se do të kërkojnë lriminin e mabienteve të bllokuara. Ai shprehet se mungesa e faturës, ka qenë vetëm në një tavolinë dhe e cilëson si një abuzim të kamarierit.

       “Nga të gjitha tavolinat e mbushura me kliente, kanë gjetur vetëm 1 pa kupon dhe vlerë e faturës është 4.300 lekë. Është abuzim i njërit prej kamarierëve, i cili u pushua menjëherë nga puna”, tha ai për News 24.  Sipas tij punonjësit e tatimeve kanë urdhëruar bllokimin e të gjitha njësive në të dy katet e godinës, për këtë faturë të munguar, duke lënë në punë vetëm kazinonë e cila ndodhet në katin përdhes.

      Procesverbali i gjobës ndaj Taiwan

      Zv/kryeministri Erion Braçe në reagimin e tij u shpreh se në lokal janë gjetur të gjitha tavolinat pa kupon tatimor, ndërkohë që në procesverbalin e masës së marrë nga Tatimet, rezulton vetëm njëra prej tyre pa kupon.

    • 14:22

      Braçe GËNJEU/ Kazinoja e Tajvanit s’është mbyllur, biznesi më fitimprurës i Besnik Sulës vijon punën

      Zv.kryeministri Erion Braçe njoftoi mbrëmjen e djeshme, se kompleksi Tajvan në zemër të Tiranës është mbyllur nga shteti, pasi ka shkelur ligjin, duke mos lëshuar për dy herë radhazi kupon tatimor për klientët e tij.

      Dosja.al, u interesua për këtë deklarim të Braçes dhe zbuloi se Inspektoriati i Tatimeve ka bllokuar barin dhe restorantin tek Tajvani, ndërkohë që kazinoja e kompleksit nga sot do të vijojë sërish punën normalisht.

      Arsyeja e mosbllokimit lidhet me niptin, që siç sqarojnë burimet e Dosja.al nga Tatimet, Kazinoja e ka të ndarë më vete nga kafeneja dhe restoranti.

      Po pse atëherë Braçe deklaroi të kundërtën? 

      Zv.kryeministri tha gjysmë të vërtetën për aksionin e Tatimeve tek Tajvani. Ai deklaroi se është mbyllur edhe kazinoja, dhe se nga sot në “Tiranë nuk zgjidhen më gjërat duke i rënë kërkujt në telefon”.

      “Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja! Mbyllur te gjitha!”-deklaroi Braçe.

      Në rastin më të mirë, zv.kryeministri nuk është informuar siç duhet nga ‘Tatimorët’, dhe e gjitha është një keqkuptim, e në rastin më të keq, ai ka gënjyer kur iu ka thënë dje shqiptarëve se i gjithë Tajvani është mbyllur.

      Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha tri ditë më parë se informaliteti është rritur dhe se sistemi fiskal duhet dhe do të ndryshojë. Me gjasë, të gjendur përballë këtij presioni, Tatimet dhe Administrata Shtetërore, japin para publikut, të dhëna gjysmë të vërteta.

    • 11:17

      Aksioni kundër informalitetit, Braçe i prerë: S’do i hapet askujt telefoni, vijojnë kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

      Erion Braçe

      Zv-kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se aksioni kundër informalitetit do të vijojë edhe në ditët në vijim.

      Ai ka theksuar se do të vijojnë kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe se nuk do të pyetet për emra kompanish apo pronarësh por do të zbatohet ligji.

      “Aksioni ka filluar nga dita e djeshme. Nuk do të ketë më karburante pa kupton tatimor. Do të vijojnë kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Nuk pyesim për emrat e kompanive, do të vijojnë me punën. S’do i hapet askujt telefoni. Dua ti bëj një thirrje qytetarëve drejtoresha e ka telefonin të hapur dhe unë mirëpres qytetarëve mesazhe. I falënderoj të gjithë ata që na vënë e dijeni për ata që operojnë në kushte paligjshmërie.”, u shpreh Braçe.

    • 10:58

      Braçe: Mbyllet Tajvani, s'ka falje për askënd

      Zv.kryeministri Erion Braçe njofton mbylljen e kompleksit të argëtimit të njohur në Tiranë si “Tajvani”. Braçe thotë se shkak për këtë është bërë mos lëshimi i kuponit tatimor nga ky biznes për herë të dytë.

      Postimi i plotë i Braçes në Instagram:

    • 8:57

      I mbyllur, ja si shiritat kanë rrethuar gjigantin Tajvan në Tiranë (FOTO)

      Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar Tajvanin, biznesin e madh në zemër të Tiranës. Shkak për mbylljen e këtij biznesit të madh është moskorrektësia e kuponit tatimor. Të paktën kështu ka njoftuar zv/kryeministri Erion Braçe.

      Ky biznes është në pronësi të Besnik Sulës, i njohur si Beso i Tajvanit. Ai ka një miqësi të  të ngushtë me kryeministrin Edi Rama dhe me vëllain e tij Olsi Ramën.

      Por ajo që vihet re nga fotot e publikuara nga Braçe është se gjithë shiritat kanë rrethuar gjigantin Tajvan.

      Foto

    Një Koment në “Tatimet godasin Tajvanin, mbyllet gjiganti i Besnik Sulës, hapet kazinoja/ Aksioni në të gjithë vendin

    1. vri lesht ato lek i nxjerr per nje dite sa te filloje punen,problemi qendron a do paguaj per vjedhjen qe ka bere deri tani,Ketu qendron ceshtja.Po e beni njelloj si hajdutet e sistemit te drejtesise.Ikni e hani paret qe keni vjedhur.Ju q,..fsha robt o qeveritare e politikane kerma

    Shto Koment