Aktualitet

Rama i publikoi deklaratën, Ema Andrea nuk ia “përton” kryeministrit: A do mbajnë përgjegjësi kush lejoi që Te

2 Gusht 2019, 11:19 Nga DOSJA
Rama i publikoi deklaratën, Ema Andrea nuk ia “përton”

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë postoi deklaratën e aktores Ema Andrea lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, e cila ishte dakord me prishjen e tij. (Lexo këtu)

Poshtë postimit të kryeministrit, Ema Andrea ka replikuar me kryeministrin duke i kërkuar llogari për lënien e Teatrit në kushtet ku edhe ndodhet. 

“E meqe kemi edhe vëmendjen Tuaj, edhe të atyre që nuk kanë qënë asnjëherë në Teatër, më lejoni të përsëris: të mbajë/në përgjegjesi kushdo ka lejuar që godina të rrënohet e të rrezikojë jetën e artistëve, të cilët kanë krijuar në kushte aspak dinjitoze dhe spektatorëve të teatrit,”-shkruan Rama.

Replika e Ema Andrea:

“Do kisha dashur të ishin në këtë faqe, emrat e shumë artistëve shqiptare, (që nuk jetojnë jashtë Shqipërie) për sukseset e tyre, për veprat e tyre, jo aq për vëmendjen tuaj personale, sa për besimin, se meritojnë mirënjohje institucionale, për vlerën e veprës së tyre, e cila do ndërtojë kujtesën e së ardhmes. Do kisha dashur të vlerësohen përpara se të vdesin. Por morëm vëmendjen tuaj, për këtë rast. Tuajën dhe të atij publiku që nuk ka qënë asnjëherë në Teatër!

E meqe kemi edhe vëmendjen Tuaj, edhe të atyre që nuk kanë qënë asnjëherë në Teatër, më lejoni të përsëris: të mbajë/në përgjegjesi kushdo ka lejuar që godina të rrënohet e të rrezikojë jetën e artistëve, të cilët kanë krijuar në kushte aspak dinjitoze dhe spektatorëve të teatrit. Do të ndodhë vallë? Besoj se shumë shpejt do të kemi në këtë faqe, edhe opinionin publik të drejtuesve të TK, të cilët mbartin vlerat e përgjegjësive që Ju i keni besuar! Dhe, Po, ëndërroj një teatër të ri, 10 teatro të rinj Kombëtare e alternative, ashtu si një piktor ëndërron një mur pa lagështirë për veprat e tij, por kjo nuk mjafton! Duhet një sistem ku artistët të kenë hapësira krijuese e konkuruese! Një sistem përmes të cilit artisti të mund të jetojë me dinjitet me profesionin e tij, i pavarur nga listat e të gjitha niveleve! Flm!”

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ema andrea shembja e teatrit kombëtar edi rama ema andrea shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll