Aktualitet

Spërkatet me benzinë, i vihet flaka “Range Roverit” të biznesmenit nga Saranda (EMRI)

2 Gusht 2019, 10:28 Nga DOSJA
Spërkatet me benzinë, i vihet flaka “Range Roverit”

SARANDË– Makina e një biznesmeni është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për një mjet të tipit “Range Rover”, i cili ishte në pronësi të biznesmenit Qirjako Gjini.

Pasi u spërkat me benzinë, mjetit fuoristradë tip “Range Rover” i është vënë flaka në afërsi të banesës së biznesmenit.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 02.08.2019, në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.4 pranë Stadiumit Sarandë është djegur automjeti Land Rover në pronësi të shtetasit Q.M. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit dhe për sqarimin e rrethanave.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne sarande qirjako gjini sarande digjet makina ne sarande qirjako gjini sarande

Sondazh

Poll