Aktualitet

I vuri zjarrin makinës luksoze, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

2 Gusht 2019, 10:24 Nga DOSJA
I vuri zjarrin makinës luksoze, arrestohet 46-vjeçari në

Pogradec– Në prangat e policisë së Pogradecit ka rënë një 46-vjeçar me iniciale A.J pasi akuzohet se dy ditë më parë i ka vënë flakët një mjeti.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në zonën industriale, ku u dogj një automjet tip “BMW X6”.

Policia arreston në flagrancë një shtetas, si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 31.07.2019, ku në lagjen nr.1, u dogj automjeti tip “BMË X6” në pronësi të shtetasit J.M, 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.T, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si autor i dyshuar i zjarrvënies ndaj mjetit të 46-vjeçarit J.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 46-vjeçari zjarr makinës luksoze arrestohet 46-vjeçari zjarr makinës luksoze

Sondazh

Poll